Stacioni Policor Jug Mitrovicë, sot ka arrestuar dy të dyshuar M.K., 40 vjeçar dhe M.Th., 24 vjeçar pasi Gjykata kishte lëshuar urdhëresë për kapjen e tyre, për shkak të dyshimit për shitblerje të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se sot rreth orës 08:30, në rrugën “Dëshmorët e kombit” është ndaluar i dyshuari M.K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.60/2021, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.
Ndërsa, i dyshuari tjetër M.K., është arrestuar në po të njëjtën rrugë, rreth orës 09:00 ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.97/2021, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, ata janë dërguar në vuajtje dënimit. /Gazeta Sinjali/