image Arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë në Veri të Mitrovicës

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë në Veri të Mitrovicës

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Veri të Mitrovicës, pasi që të njëjtit dyshohen për disa vepra penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndaluar veturën e dyshuar me vozitës J.A., në të cilën gjatë kontrollit nën ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 453 gram.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit J.A., ku gjatë kontrollit në dhomën e të birit të tij M.A., janë sekuestruar:

  1. Pistoletë Berata,
  2. Një karikator,
  3. Katër (4) Fishek te kalibrit 7.62 mm,
  4. Sasi e dyshuar e marihuanes me peshe 2.71 gram,
  5. Qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike,
  6. Një sim kartel,
  7. Dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A.
  8. Disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike,
  9. Veturë Opel Zafira,
  10. Substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr.

Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”, si dhe “Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit”.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit të iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/