Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, stacioni policor Viti sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake në dy raste të ndryshme ka kryer kontrolle në dy shtëpi dhe objektet përcjellëse tek dy të dyshuarit kosovarë me inicialet N.S. (1997) dhe M.Q. (1966).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një pushkë M48 e kalibrit 7.9 milimetra, një revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35 milimetra, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 6.35 milimetra.
“Dy të dyshuarit nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve’ dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”.