image Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën duke shpërndarë drogë

Evropë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën duke shpërndarë drogë

news image

I tradhtuan telefonat celularë, me të cilët merrnin porosinë për kokainën që shpërndanin.

Policia italiane e Aquila, arrestoi dje dy shqiptarë, A.P. 29 vjeç dhe B.D. 30 vjeç.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, kjo nuk ishte hera e parë që dy të shqiptarët ishin arrestuar.

Herën e parë ata u arrestuan në muajin shkurt, po për shpërndarje droge në doza të vogla, por ishin lënë të lirë dhe mbaheshin nën vëzhgim.

Por, telefonat e tyre ishin vënë në përgjim.

Kështu, porositë në telefonat celularë dhe takimet e shpeshta për dorëzimin e mallit, sollën arrestimin e tyre.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shqiptarët e shisnin një gramë kokainë, deri në 100 euro.

Telefonatat, gjurmimet telefonike dhe dëshmitë, çuan në prangosjen e shqiptarëve.

Shqiptarët tentuan që t’i shpëtonin policisë duke u larguar me një makinë ‘Alfa 156’, por përforcimet e karabinierëve çuan në prangosjen e tyre./Gazeta Sinjali/