image Arrestohen dy serbë, u zunë duke kontrabanduar 3.5 tonë pemë e perime në Kosovë

Kosovë

Raport/ Arrestohen dy serbë, u zunë duke kontrabanduar 3.5 tonë pemë e perime në Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, të dyshuar për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra, shkruan Gazeta Sinjali

Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:30 në fshatin Tresave të Leposaviqit.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kishin ngarkuar në automjetin e tyre 3.5 tonë pemë e perime dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin duke hyrë në Kosovë nga Serbia.

Të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe  nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në raportin e policisë, duke mos qartësuar saktësisht veprimet të cilat janë ndërmarrë pas intervistimit. /Gazeta Sinjali/