image Arrestohen dy serbë në Mitrovicë, dyshohen për kontrabandim të veshmbathjeve

Siguri

Arrestohen dy serbë në Mitrovicë, dyshohen për kontrabandim të veshmbathjeve

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy serbë të cilët dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë, atyre u janë gjetur një sasi e veshmbathjeve, të cilat dyshohet se i kanë kontrabanduar nga Serbia.

“Mitrovicë 12.08.2020-22:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë ndërsa gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur një sasi veshmbathje  të cilat dyshohet se i kanë kontrabanduar nga Serbia. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Sinjali/