Policia e Kosovës – rajoni Mitrovicë e Jugut kanë arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me urdhër të lëshuar nga Gjykata kompetente.
Sipas urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari me inicialet F.A., 33-vjeçar, pasiqë sipas Policisë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh”, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, 33-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Përveç arrestimit të F.A, Policia e Kosovës ka arritur që me sukses të arrestoi një 48-vjeçar, i cili kërkohej me urdhëresë.
Ashtu siç bën të ditur Policia, N.H., kërkohej si i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas kryerjes se obligimeve ndaj gjykatës, N.H. është liruar.