image Arrestohen dy persona në Vushtrri, policia iu gjeti sasi të konsiderueshme të drogës në veturë

Siguri

Arrestohen dy persona në Vushtrri, policia iu gjeti sasi të konsiderueshme të drogës në veturë

news image

Në rrugën “Hamit Zuqaku” në Vushtrri, dje janë arrestuar dy persona për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda policisë se gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 333,8g substancë narkotikë e llojit marihuanë, 3 telefona mobil dhe një peshore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës, i cili ka thënë se:

“Janë ndërmarrë veprime nga Njësiti i Antidrogës lidhur me këtë rast, mirëpo detaje të tjera nuk kam”.

Gazeta Sinjali ka tentuar që të kontaktojë me zëdhënësit e policisë për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

/Gazeta Sinjali/