image Arrestohen dy persona në Prizren që po kontrabonin me migrantë nga Siria

Kosovë

Policia/ Arrestohen dy persona në Prizren që po kontrabonin me migrantë nga Siria

news image


Dy persona janë arrestuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit pasi që janë kapur nga Policia e Kosovës duke i kontrabanduar pesë migrantë nga Siria.

“Janë arrestuar  dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit kanë kontrabanduar pesë migrantë nga Siria. Me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GazetaSinjali/