image Arrestohen dy persona në Prizren për lëndim të rëndë trupor

Siguri

Arrestohen dy persona në Prizren për lëndim të rëndë trupor

news image

Një person është gjetur i shtrirë me lëndime trupore në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren në mbrëmjen e së mërkurës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas burimeve të njëjta, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/