Dy persona janë arrestuar dje në Pejë, pasi të njëjti dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit gjatë një aksidenti trafiku kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor teksa këta të fundit ishin duke kryer detyrën policore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.