image Arrestohen dy persona në Graçanicë për posedim të narkotikëve

Siguri

Arrestohen dy persona në Graçanicë për posedim të narkotikëve

news image

Për shkak të posedimit të narkotikëve, në fshatin Gushtericë të Graçanicës janë arrestuar dy persona njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës.

“Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë janë arrestuar në fshatin Gushtericë të Graqanicës, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës.Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Sinjali /