Në fshatin Kravaricë të Gjilanit, dy persona janë ndaluar nga policia dhe tek të njëjtit janë gjetur 101.2 gramë të substancës narkotike të llojit heroinë.
Banorët e këtij fshati kanë thënë për Gazetën Sinjali se kanë qenë dëshmitarë edhe të bastisjes që është kryer në shtëpinë e tyre, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete për përpunimin, matjen dhe paketimin e substancave narkotike.
Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar po ashtu shuma prej 120€ para të gatshme.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Gjilanit të cilët kanë thënë se të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.