Edhe rastet me prostitucion po janë të shpeshta në Kosovë, por që ndaj të dyshuarve po merren masa adekuate. Kështu Policia dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Marrje me prostitucion”, në Gjilan.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se të dyshuarit, një burrë dhe një grua, kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 14 maj të këtij viti, ndërsa personat e dyshuar janë arrestuar dje, shkruan Gazeta Sinjali.