image Arrestohen dy persona në Ferizaj për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Kosovë

Raporti/ Arrestohen dy persona në Ferizaj për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

news image

Dy meshkuj janë arrestuar mbrëmë në qytetin e Ferizajt, pasi në telefonin mobil u është gjetur një video incizim, ku shihet një person i gjinisë mashkullore duke u keqpërdorur seksualisht.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 17:30 për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/