image Arrestohen dy persona në Dragash që përfituan nga fajdet prej 10 mijë euro

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy persona në Dragash që përfituan nga fajdet prej 10 mijë euro

news image

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë dyshuar për fajde në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Policia njofton se kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’, dhe ‘kanosje’.

Të dyshuarit: D.J., viti i lindjes 1993, m.k.sh. dhe B.Sh., viti i lindjes 1997, f.k.sh., dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar.

Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Gazeta Sinjali/