image Arrestohen dy persona, dyshohet se kontrabanduan katër persona nga Siria

Kosovë

Policia/ Arrestohen dy persona, dyshohet se kontrabanduan katër persona nga Siria

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vërmicë, të njëjtin dyshohen se kanë kontrabanduar katër persona nga Siria.

Sipas policisë njësiti për migrim është duke u marrë me katër personat nga Siria.

“Vërmicë 31.01.2020 – 19:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kishin kontrabanduar katër persona nga Siria. Me vendim të prokurorit, vetura e të dyshuarve është sekuestruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësia për migrim është duke u marr me personat nga Siria”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Me vendim të prokurorit, vetura e të dyshuarve është sekuestruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/