image Arrestohen dy kosovarë në Portin e Durrësit, tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara

Shqipëri

Arrestohen dy kosovarë në Portin e Durrësit, tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara

news image

Dy persona janë arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Mësohet se janë prangosur A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, shkruan abcnews, përcjell Gazeta Sinjali.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK- Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 karta identiteti dhe 2 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara,” njofton policia./GazetaSinjali/