image Arrestohen dy kosovarë në kufirin Gjermani – Austri, kishin pasaportë false dhe ishin nën ndikimin e narkotikëve

Evropë

Arrestohen dy kosovarë në kufirin Gjermani – Austri, kishin pasaportë false dhe ishin nën ndikimin e narkotikëve

news image

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga Policia gjermane në qytetin Passau, saktësisht në pikën kufitare me Austrinë, raporton PNP, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, dy personat që u arrestuan janë me nënshtetësi kosovare dhe ishin nën ndikimin e kokainës.

Po ashtu, Policia bënë të ditur se tek njëri person përveç se kishte posedim të narkotikëve, kishte me vete edhe pasaportë të falsifikuar.

“Inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, thuhet në komunikatën e Policisë./Gazeta Sinjali/