image Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy persona që vodhën ari në një shtëpi në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy persona që vodhën ari në një shtëpi në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer vjedhje ditë më parë në një shtëpi në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në shtëpinë e cila gjendet në rrugën “Fahredin Vllasaliu”, të dyshuarit kanë hyrë më 17 mars rreth orës 23:23, nga ku kanë vjedhur stoli ari dhe një video-lojë.

Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/