Një çift bashkëshortor janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë pasi kanë sulmuar fizikisht vajzën e tyre.
Pas intervistimit babai dhe nëna janë liruar në procedurë të rregullte.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K/Rom ( bashkëshortë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht vajzën e tyre. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/