image Arrestohen 5 kosovarë në Zvicër për qëndrim ilegal

Diasporë

Arrestohen 5 kosovarë në Zvicër për qëndrim ilegal

news image

Gjatë një inspektimi të policisë së Lucernit në një kantier ndërtimi në këtë qytet, janë arrestuar shtatë puntorë, pasi që po qëndronin dhe punonin ilegalisht në Zvicër.

Siç raportojnë mediat zvicerane, katër prej të arrestuarve kanë pasur të ndaluar hyrjen në Zvicër, kurse pesë prej tyre kishin leje zvicerane të qëndrimit, të falsifikuar.

Bëhet fjalë për burra të moshës 24 deri në 50 vjeç, ku pesë prej tyre janë nga Kosova dhe dy nga Sllovakia, raporton polizeinews.ch, përcjell Gazeta Sinjali.

Përveç kësaj, për disa prej shtatë punëtorëve ishin shpallur tashmë urdhra për arrestim për shkak të shkeljeve të ndryshme të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin.

Shtatë punëtorët janë arrestuar përkohësisht, ku do të dëbohen nga Zvicra do t’u ndalohet hyrja në zonën Shengen për disa vite. /GazetaSinjali/