image Arrestohen 4 të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion në Fushë Kosovë

Siguri

Arrestohen 4 të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje katër persona të dyshuar për “trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, lidhur me këtë rast, policia kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë më 19 tetor të këtij viti.

Atëkohë, në prangat e policisë kishte rënë një vajzë e mitur dhe një i dyshuar tjetër.

“Fushë Kosovë 19.10.2020 – 21:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj/kosovarë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e fundit të policisë./Gazeta Sinjali/