Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e 29 korrikut reth orës 06:00 në Podujevë janë arrestuar katër persona të dyshuar për fajde, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrollit të policisë në tri lokacione të ndryshe, ku policia bën të ditur se ka gjetur dhe ka konfiskuar arsenal armësh, para, telefona, drogë, e pajisje për përpunimin e armëve e tyta të armëve.
“Janë konfiskuar shtatë armë AK 47, dy armë të gjata, tridhjetë e katër armë të vogla, tetë mijë e nëntëqind e tetëdhjete (8980) fishekë të kalibrave të ndryshme 2.580 gr. substance e dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga 20 pound, katër telefona celularë, pajisje për përpunimin e armëve si dhe tyta të armëve”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Deri tek arrestimi i tyre, policia njoftoi se erdhi pas hetimeve të zhvilluara nga njësia për hetimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/