Në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:20, Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka hasur në një lokal në të cilin organizoheshin lojëra të fatit, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se brenda në lokal kanë qenë katër persona.
Gjithashtu është bërë e ditur se si prova materiale janë sekuestruar tri shtëpiza të kompjuterëve, një printer dhe një DVR.
Sinjali merr vesh se ende nuk dihet se kush është pronari i këtij lokali.