Policia e Brukselit ka kryer një operacion kundër mafias shqiptare në orët e para të mëngjesit duke bastisur më shumë se 30 shtëpi. Në pranga janë vënë 30 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve.
Në lidhje me këtë aksion janë shpallur në kërkim 100 persona, në 7 vende të ndryshme të Evropës, transmetojnë mediat belge.
Operacioni është finalizuar në orën 04:00 të mëngjesit në disa zona në Bruksel ku u sekuestruan armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.
Në po të njëjtën orë aksioni ka nisur edhe në disa vende të tjera të Evropës si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.
/GazetaSinjali/