image Arrestohen 3 persona për shitblerje të substancave narkotike në Prishtinë

Siguri

Arrestohen 3 persona për shitblerje të substancave narkotike në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike, dje rreth orës 13:30, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit u kapën në rrugën “Vatra” në Prishtinë, gjatë një kontrolli të policisë, si rezultat i të cilit, policia gjeti dhe konfiskoi dy lloje të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se të arrestuarit posedonin një dozë me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një dozë me substancë të dyshuar të llojit marihuanë, pa treguar peshën e saktë të këtyre dozave./Gazeta Sinjali/