Policia e Fierit ka arrestuar 27 shtetas nga Iraku pasi kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Bashkë me ta u arrestua edhe drejtuesi i autobusit që i bartet, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë.
Të arrestuarit u kapën pas kontrolleve të policisë në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Ata kishin destinacion final vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./Gazeta Sinjali/ |