image Arrestohen 25 persona pasi dyshohet se rrahën për vdekje një student

Botë

Botë/ Arrestohen 25 persona pasi dyshohet se rrahën për vdekje një student

news image

Policia e Bangladeshit ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vrasjen e një studenti në muajin tetor.

Një grup prej të paktën 11 personash i zunë pritën Abar Fahadit 21-vjeçar, brenda territorit të universitetit dhe e rrahën për vdekje, kjo pasi ai kishte kritikuar ashpër politikën e qeverisë përmes postimeve në rrjete sociale.

Vrasja e Fahad shkaktoi protesta në kampuset universitare në të gjithë vendin.

Policia deklaroi se 11 persona u përfshinë në mënyrë direkte në vrasjen e tij, ndërsa pjesa tjetër janë të përfshirë në organizimin e sulmit.

Shumë prej të arrestuarve bëjnë pjesë në forumin rinor të një prej partive në Bangladesh, Awami League.

Grupi i tyre është akuzuar edhe më parë për përdorimin e dhunës dhe torturave kundrejt studentëve.