image Arrestohen 10 persona pasi lëvizën në këmbë e me vetura në kohën e ‘Orës Policore’

Kosovë

Siguri/ Arrestohen 10 persona pasi lëvizën në këmbë e me vetura në kohën e ‘Orës Policore’

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Malishevë pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar.

Siç kanë bërë të ditur policia, kanë ndodhur tri raste ku peronat e arrestuar kanë lëvizuar me vetura pa ndonjë arsye.

Po ashtu Polica e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi të njëjtin kanë dal në këmbë për të ecur pa ndonjë arsye gjatë kohës kur lëvizja është e kufizuar.

Rastet kanë ndodhur në Rahovec dhe Gjilan.

Edhe në Gjakovë janë arrestuar gjashtë  të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/