image Arrestimi i shtetasit çek në Kosovë, policia jep detaje

Kosovë

Arrestimi i shtetasit çek në Kosovë, policia jep detaje

news image

M.J., i lindur më 1965, i arratisur nga Çekia, është arrestuar sot në Kosovë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për këtë rast policia ka dhënë detaje.

“Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi çek me iniciale  M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombetar dhe Evropian, dhe i  denuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për veprën penale “mashtrim” . Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dergohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/