image Arrestimi i mjekut në Gjilan/ Flet për Sinjalin drejtori i Spitalit: Ai nuk ushtron punën në spitalin tonë

Shëndetësi

Arrestimi i mjekut në Gjilan/ Flet për Sinjalin drejtori i Spitalit: Ai nuk ushtron punën në spitalin tonë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për sulmin ndaj një mjeku në Gjilan, i cili u rrah nga babai i një fëmije, nën dyshimet për trajtim të pandërgjeshëm mjekësor. Prindi i fëmijës bashkë me një person tjetër po dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht mjekun, të cilin e kanë akuzuar se e ka keqtrajtuar fëmijën dhe nuk është kujdesur siç duhet për të. Kjo iu kushtoi atyre me arrestim, por as mjeku nuk ka shpëtuar nga prangat e Policisë. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se mjeku i arrestuar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” është Iljasa Fazliu, 55-vjeçar, i cili po ashtu është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Në lidhje me rastin Gazeta Sinjali ka kontaktuar drejtorinë e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini për ta pyetur se a ushtron punën në spital mjeku në fjalë, ai ka thënë se mjeku Iljas Fazliu nuk është pjesë e spitalit tonë.

“Sapo u informova për lajmin në portale, mjeku në fjalë Iljasa Fazliu nuk ushtron punën në spitalin e Gjilanit”.

Sinajli mëson se mjeku Iljasa Fazliu është defetolog i logopedisë në një klinikë private.

Arrestimi dy të dyshuarve që e sulmuan mjekun

Dy të dyshuarit e arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar, e kanë sulmuar mjekun e dyshuar në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, duke e grushtuar të njëjtin, derisa ishte jashtë detyrës, në një kafene në atë zonë.

Akuzat se mjeku e ka maltretuar fëmijën e të dyshuarit, derisa po e trajtonte e ka bërë babain e tij që bashkë me një person tjetër ta sulmojnë fizikisht, për çka përfunduan në pranga të Policisë.

Posa të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, teksa një version të ngjarjes e ka dhënë edhe mjeku. Me t’u përfunduar të gjitha procedurat, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve, teksa ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/