image Arrestimi i ish-policit të dyshuar për hedhjen e shok-bombës, shkak i barrikadës në Rudarë

Siguri

Arrestimi i ish-policit të dyshuar për hedhjen e shok-bombës, shkak i barrikadës në Rudarë

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për nisjen e vendosjes së barrikadë në Mitrovicë të Veriut. Ky veprim ka ardhur pas arrestimit të një ish-zyrtari policor serb, i cili po dyshohet për njërin nga incidentet e fundit atje.

Sipas informacioneve të para kjo është arsyeja pse serbët lokalë në Rudar kanë bllokuar rrugën, në shenjë revolte.

Sinjalizuesi i Sinjalit bën me dije se polici i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka hedhur një shok-bombë ditëve të fundit në Veri.

Ky informacion është ende i pakonfirmuar, por Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja zyrtare nga Policia.

/GazetaSinjali/