image Arrestimi dhe përgjakja e Molliqajt/ A ka nisur IPK hetim ndaj zyrtarëve policorë

Siguri

Arrestimi dhe përgjakja e Molliqajt/ A ka nisur IPK hetim ndaj zyrtarëve policorë

news image

Pesë anëtarë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, gjatë një aksioni protestues ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila po qëndron sot në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, u përgjak gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të Inspektoratit Policor të Kosovës për të kuptuar nëse veprimet policore ishin në përputhje me ligjin dhe aktet normative për përdorim të forcës, nëse është denoncuar rasti nga PSD apo nëse ka filluar ndonjë hetim.

Ndonëse nuk kanë pranuar asnjë ankesë, nga IPK kanë bërë të ditur për Sinjalin se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe do të analizojnë rrethanat e reagimit policor në rastin e arrestimit të aktivistëve të PSD-së.

“Duke ju referuar kërkesës suaj si në vijim do të gjeni përgjigjen nga IPK-ja. Inspektorati Policor i Kosovës deri më tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë rast, sidoqoftë, pas publikimit të lajmeve rreth këtij incidenti dhe pas njoftimit edhe nga vetë policia, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe do të analizojnë rrethanat e reagimit policor në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Sinjalin./Gazeta Sinjali/