image Arrestimet në MINT, deklarohet Hajdari: Nuk dyshojmë në asnjë keqpërdorim nga zyrtarët tanë

Politikë

Arrestimet në MINT, deklarohet Hajdari: Nuk dyshojmë në asnjë keqpërdorim nga zyrtarët tanë

news image

Në orët e e para të mëngjesit të sotëm Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës ka kryer një aksionit ku janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, i cili dyshohet se është i përfshirë në keqpërdorimet me rezerva shtetërore, raporton Gazeta Sinjali.

E për këto arrestime në MINT është deklaruar ministrja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari, e cila në konferencën për media tha se besojnë e janë të bindur që furnizimet për rezervat shtetërore janë në përputhje me ligjet përkatëse, duke shtuar se nuk dyshojnë në keqpërdorime nga zyrtarët e tyre.

“Jemi të bindur se furnizimet dhe rezervat shtetërore është në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi dhe planin përkatës të furnizimit me rezerva shtetërore. Nuk dyshojmë në asnjë keqpërdorim nga zyrtarët tanë që janë ndalur sot për 48 orë në Polici. Për këtë çështje, për një kohë të gjatë, që një vit e më shumë, e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe të koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, u shpreh ajo.

“MINT i siguron të gjithë qytetarët se të gjitha proceduart e negocimit dhe blerjeve të vitit 2022 në lidhje me furnizimin me mallra për rezervën shtetërore janë zhvilluar dhe vazhdojnë të trajtohen bazuar në legjislacionin në fuqi”, u shpreh ministrja e MINT, Rozeta Hajdari para mediave.

/GazetaSinjali/