image Arrestime për drogë edhe në Drenas, 19-vjeçari me shokun e tij kapen me marihuanë

Siguri

Arrestime për drogë edhe në Drenas, 19-vjeçari me shokun e tij kapen me marihuanë

news image

Në fshatin Llapushnik të Drenasit, Policia ka ndaluar një skuter me ngjyrë të zezë, në të cilin ishin dy persona. Pas kontrollës policore, shoferit të skuterit i është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë (1.3 gramë) dhe një kapelë e zezë në formë të maskës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije, se që të dy janë shoqëruar në Polici dhe janë konfiskuar substanca narkotike dhe kapela.

Në lidhje me rastin është njoftuar Njësia e Antidrogës dhe me vendim të prokurorit kujdestar ndaj tyre është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/