Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendra Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgut. E këtë shpesh e bëjnë duke mos u kthyer nga lirimi për pushimin e rregullt, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundi një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë është arratisur nga burgu, duke mos u kthyer nga pushimi.
Sinjali mëson se ai ishte liruar për pushimin e rregullt dy ditor, por që më pas nuk është kthyer më në Qendrën Korrektuese.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 22-vjeçari E.H., po vuante dënimin me burg për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.