image Armend Muja tregon se pse nuk duhet të votohet projektligji për Trustin

Politikë

Armend Muja tregon se pse nuk duhet të votohet projektligji për Trustin

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë seancës së sotme në Kuvend, ka thënë se tërheqja e një pjese të Trustit do të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Sipas Mujës, në Komision është kundërshtuar kjo çështje.

“Është kundërshtuar në Komision që të ketë tërheqje të mjeteve të Trustit”, ka thënë deputeti Muja.

Siç thotë ai, kjo ide “shkatërron strukturën pensionale”, tha Muja duke shtuar se “tërheqja e mjeteve të Trustit i ndihmon vetëm 5 për qind të Trustit”.

Mbëshetja e Qeverisë është shumë më e gjerë për të gjitha kategoritë“, ka vijuar tutje deputeti i VV-së.

/GazetaSinjali/