image Armend Muja hedh kandidaturën për kryetar të Qendrës së VV-së në Mitrovicë

Politikë

Armend Muja hedh kandidaturën për kryetar të Qendrës së VV-së në Mitrovicë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Muja ka squaruar se ky vendim vjen pas një përvoje mbresëlënëse si Koordinator i Qendrës, takimeve dhe diskutimeve me aktivistë dhe qytetarë mitrovicas.

Më poshtë gjeni postimin e plotë nga deputeti Muja:

“Të dashur aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Qendra në Mitrovicë

Sot dorëzova kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Mitrovicë. Ky vendim vjen pas një përvoje mbresëlënëse si Koordinator i Qendrës, takimeve dhe diskutimeve me aktivistë dhe qytetarë mitrovicas.

Ky proces zgjedhor është nga më të rëndësishmit marrë parasysh dyfishimin e mbështetjes qytetare për Lëvizjen VETËVENDOSJE, organizimin tonë politik, dhe mundësitë që kemi për Mitrovicën.

Kandidimi im është në funksion të avancimit të politikave qendrore dhe lokale, përfshirjes së aktivistëve dhe mërgatës në politikëbërje, shtrirjes së mëtutjeshme dhe rritjes së anëtarësisë, veçanërisht të rinjve, studentëve, profesionistëve, grave dhe vajzave.

Angazhimi im do të jetë në shërbim të arritjes së qëllimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE, gjithnjë dhe pa u shkëputur asnjëherë nga populli”, ka shkruar Muja në Facebook.

/GazetaSinjali/