Një qytetar ka publikuar pamje të kamerave, gjersa shihen hajdutët të cilët kanë tentuar të kryejnë grabitje në shtëpinë e tij.
Në videon e publikuar, shihet se hajdutët kanë me vete armë, derisa kanë marrë edhe shkallët e çekiçin me vete.
Pastaj, duket se pronari i shtëpisë i sheh dhe të njëjtit shihen duke ikur.
F.F (pronari i shtëpisë) u ka bërë thirrrje qytetarëve që mund t’i identifikojnë këta persona që ta telefonojnë në mënyrë që të identifikohen.
“Gjate nates tentuan te grabisin shtepin. Kush mund ti indentifikoj keta persona ju lutem me kontaktoni ne nr:044916874”, ka shkruar i njëjti.
/GazetaSinjali/