image Armatimi i sekuestruar në Veri, Policia: Pati municion me kalibër të NATO-s, ende nuk ka të arrestuar

Siguri

Armatimi i sekuestruar në Veri, Policia: Pati municion me kalibër të NATO-s, ende nuk ka të arrestuar

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti i sotëm ku u gjet një sasi e madhe e armëve dhe municionit në veri të vendit, po hetohet nga Drejtoria për Krime të Rënda.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani nuk e ka përjashtuar mundësinë që lokacioni ku u gjetën armët, të jetë depo.

“Për momentin nuk mund të them shumë sepse është duke u zhvilluar një hetim nga Drejtoria për Krime të rënda, por duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve ka mundësi që ky vend të jetë edhe depo”, tha ai.

Tutje Elshani konfirmoi se ka të dyshuar rreth rastit, por jo të arrestuar.

“Nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi të dyshuar”, tha ai.

Sipas tij, ky është një “rast interesant” për t’u hetuar për shkak të llojit të armëve që u gjetën.

“Në mesin e armëve kishte edhe kallashnikov dhe municion 5×56 që i bie kalibër i NATO-s, është një rast mjaft interesant për t’u hetuar”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/