image Armani anuloi sfilatën në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Modë/ Armani anuloi sfilatën në Javën e Modës në Milano

news image

Java e Modës në Milano sot kishte ditën e fundit, por si pasojë e rasteve të shumta të koronavirusit që janë shfaqur në atë qytet është ndaluar sfilata e dizajnerit të njohur, Giorgio Armani.

Ishte vet dizajneri i cili mori këtë vendim duke anuluar sfilatën e koleksionit vjeshtë – dimër 2020 njëherësh është bërë stilisti i parë italian që merr këtë vendim.

“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, kishte deklaruar Armani, raporton Daily Mail.

Armani bëri të ditur se koleksioni do të prezantohet në një pasarelë me dyer të mbyllura për të publikun por do të mundet të ndjeket vetëm në ‘live stream’ në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e rrjeteve sociale të këtij brendi.