image Arma e 'çuditshme' që u përdor për të mbrojtur presidentin amerikan në Zvicër

Evropë

Arma e ‘çuditshme’ që u përdor për të mbrojtur presidentin amerikan në Zvicër

news image

Presidenti  amerikan, Joe Biden është takuar të martën me mbretin e Belgjikës Filip në kuadër të samitit të NATO-s, por vëmendje të madhe ka tërhequr përdorimi i armëve për të mbrojtur liderët, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij takimi u vu re përdorimi i armëve anti-dron nga policët belg. Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron u përdorën nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni.

Mediat  e huaja kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh. Sipas këtyre mediave, pushkët për rrëzimin e dronëve që ka përdorur policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

/GazetaSinjali/