image ARKEP flet për mundësinë e blerjes së Ipkos nga Telekom Serbia

Biznes

ARKEP flet për mundësinë e blerjes së Ipkos nga Telekom Serbia

news image

Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ende nuk e dinë zyrtarisht nëse Telekom Serbia ka shpreh interes ta blejë IPKO-n në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula ka thënë se pas një takimi me përfaqësuesit e Telekomit Slloven si përfaqësues të shitjes së operatorit mobil “IPKO”, është thënë se ka disa blerës të mundshëm në proces dhe është numër dy shifror, asgjë më shumë.

“Emrat potencialë të blerësve nuk na i kanë treguar. Ne si autoritet, ua e kemi bërë të qartë se në përfundim të fazës së dytë janë të obliguar të tregojnë emrat e kompanive potencial dhe pas kësaj ne do të njoftojmë institucionet përkatëse. Sepse, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare. Pra, përfaqësuesit e Telekom Sllovenia janë pajtuar që do të tregojnë emrat për t’u hetuar nga AKI dhe Agjencia për Inteligjencë Financiare se a është i pranueshëm për shtetin tonë”, tha Pula.

Këto komente Pula i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.

Pula nuk ka përjashtuar mundësinë që deri në nëntor ose dhjetor mund të përfundojë procesi i tretë dhe përfundimtar i privatizimit.

Anëtarja e Komisionit, deputetja Minoza Kusari-Lila ka thënë se ARKEP aktualisht është jo legjitim pasi nuk ka kuorum të Bordi i saj(vetëm katër anëtarë) dhe në këtë mënyrë nuk ka të drejtë ta udhëheq këtë proces.

“Çfarë autoriteti ka sot ARKEP të bisedoj me një përfaqësues të shitjes? Duhet të plotësohet ky bord për të qenë funksional pasi Shqipërim Pula flet në emër të ARKEP pa pasur legjitimitet”, tha ajo.

I shqetësuar me këtë proces është edhe deputeti Pal Lekaj, i cili ka kërkuar garanci nga ARKEP se asetet e IPKO-s nuk shkojnë aty ku nuk duhet, në këtë rast tek Telekom Serbia, pasi siç tha ai rrezikohet siguria kombëtare.

Ndërsa, anëtari tjetër i komisionit Hekuran Murati ka kërkuar qëndrim nga drejtues të ARKEP se në rast se do të jetë blerës i IPKO Telekom Serbia, a do të pajtoheshin me këtë blerës?

Për këtë, Pula pati një përgjigje

“Për aq kohë sa jam unë në ARKEP, në asnjë variant Telekomi i Serbisë nuk do të jetë blerës i IPKO. Nuk e themi këtë për patriotizëm”, tha Pula.

Ndërsa, Ferat Shala anëtar i Komisionit, ka pyetur se çfarë ndodhë në rast se mbetet ARKEP pa bord deri në dhjetor dhe shitja e IPKO bëhet në këtë muaj.

Megjithatë, edhe pse bordet pa mandat nuk mund të marrin vendime, Pula i është përgjigjur se do të mbesin anëtar në detyrë.

Bordi i ARKEP do të mbetet pa mandat nga 15 dhjetori. /Gazeta Sinjali/