Në mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP ka pasur disa rrëfime interesante, ku para banorëve është transmetuar loja javore, me ç’rast ata janë detyruar të tregojnë një sekret nga jeta e tyre.
Sekreti më interesant ka qenë ai i aktores Arjola Demiri.
Aktorja tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i kishte ofruar ndihmë, por e cila sipas saj e kishte kaluar simpatinë në dashuri dhe kështu kishte krijuar një pëlqim për të.
“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar aktorja në dhomën e rrëfimit. /GazetaSinjali/