image Arjola Demiri: Dua të fitoj çmimin Oscar

Bota e Yjeve

Arjola Demiri: Dua të fitoj çmimin Oscar

news image

Aktorja dhe Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, është përfolur shumë gjatë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë ajo është përfolur edhe në momentin që ajo kishte shprehur dëshirën lidhur me prezantimin e Portokallisë.

E ftuar sot në emisionin e Xheraldina Vulës “N’majë t’gjuhës Arjola foli për të gjitha ndjesitë që kishte përjetuar në këtë format, e jo vetëm, aktorja ka folur edhe rreth planeve të së ardhmes sa i përket karrierës, ku edhe zbuloi se ka pritshmëri shumë të mëdha, ashtu siç është fitimi i një çmimi Oscar.

“Vazhdojnë qeshin me mua por unë nuk i heq shpresat nga çmimi “Oscar”. Unë shpresoj akoma dhe kam përshtypje se çfarë thërras bëhet”, tha ajo.

Tutje ajo ka thënë se “I kam sakrifikuar fëmijët në emër të tyre për tu ringritur dhe për të funksionuar si person”, tha aktorja shqiptare.

Ndër të tjera Arjola ka thënë se “Të jesh një nënë me kohë të plotë, pa jetë sociale, pa jetë shoqërore, e ke shumë të vështirë të fillosh karrierën, e sidomos në moshën që unë kam pasur në atë kohë, 31 vjeç..

“Ermal Mamaqi më ka bërë një ftesë për te seriali H.O.T. Kam dhe një serial në Kosovë “Ç’ka je bre tu folën”. Do doja që këtë vit të bëj dhe një shfaqe teatrale ka shtuar aktorja.

/Gazeta Sinjali/