Reshat Mati i njohur me nofkën si “Ariu Shqiptar” ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mati 22 vjeçar ka arritur të dominojë në ring kundrejt boksierit me eksperiencë Ryan Pino 25 vjeçar. Goditjet e Matit ishin më efikase sesa kundërshtari i cili pranoi disa goditje të fuqishme në gjoks.
Por kundërshtari Pino nuk është dorëzuar duke e goditur disa herë Matin i cili arriti t’i përballoj këto goditje. Në fund të ndeshjes juria e gjyqtarëve shpalli vendimin dhe Ariu Shqiptar ishte fitues i kësaj lufte.
Komentatorët e boksit e kanë përshkruar luftën e dy boksierëve si atraktive ngase ata kanë zhvilluar një luftë më të drejtpërdrejtë dhe sipas tyre Mati ka fituar shumë nga kjo ndeshja që është eksperienca.