image “Ariu Shqiptar” lufton sonte për titullin Kampion Bote

Sporte Luftarake

“Ariu Shqiptar” lufton sonte për titullin Kampion Bote

news image

Nën tingujt e këngës kuq e zi, Reshat Mati ka treguar në çdo detaj krenarinë e prejardhjes së tij. Jo pa shkas në ring e quajnë (Albanian Bear).

24 vjeçari shqiptar rikthehet sonte në ring në Meksiko City dhe lufton për titullin Kampion Bote të të Rinjve në WBC Silver.

Përball shqiptarit me origjinë nga Mati i Shqipërisë do të jetë meksikani Eduardo Leonel Rodriguez. Meçi do të zhvillohet me dhjetë runde dhe pritet të fillojë mesnatën e sotme. Ai është i organizuar nga promoteri i famshëm britanik, Eddie Hearn.

Mati, në karrierën e tij si profesionist ka zhvilluar 12 meçe, nga të cilat ka regjistruar 12 fitore, shtatë prej tyre me nokaut. Ai konsiderohet shpresa më e madhe e boksit shqiptar.

/GazetaSinjali/