image Ariu mbyt një 57-vjeçar në Sllovaki

Rajon

Ariu mbyt një 57-vjeçar në Sllovaki

news image

Një 57 vjeçar është vrarë nga një ari në shtetin e Sllovakisë, transmeton Sinjali.

Ai ishte duke ecur në pyllin në afërsi të fshatit Litovska Luzna ku edhe ishte sulmuar nga një ari. 

Viktima ishte gjetur pa shenja jete ndërsa plagët tregonin se ai ishte kafshuar në qafë. Numri i arinjve në këtë shtet është rritur përgjatë këtyre 20 viteve.

Nga 900 arinj tani janë 2 mijë e 760 sipas të dhënave zyrtare dhe  shteti ka kërkuar nga kompanitë e licencuara të gjahtarëve që të menaxhojnë me popullatën e arinjve.  

Sulmi i ariut me pasoja vdekjeprurëse po vlerësohet i pazakontë ngase në 100 vitet e kaluara nuk ishte shënuar një incident i tillë. /GazetaSinjali/