Aristela Leka dhe Princ, kanë qenë dy nga ish-konkurrentët e Për’puthen për të cilët menduam se do nisin një romancë së bashku jashtë emisionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo, vetëm pak pas përfundimit të emisionit, Aristela tha se kishte një pëlqim, por që mes tyre nuk kishte ndonjë ndjenjë që të vazhdojnë njohjen e tyre edhe jashtë.
Të gjitha këto deklarata bënë që dy të rinjtë të mbyllnin çdo komunikim me njëri-tjetrin!
Të ftuar në FitStation, ata sqaruan edhe njëherë se si qëndron e vërteta. E pyetur nga moderatorja, Aristela foli me nota humori për takimet që pati me djemtë në ‘Për’puthen’, duke theksuar se me Princin nuk ruan një miqësi.
“Kam mbaruar punë me ata unë, e mbylla. Kisha një pëlqim për Princin, por na ndryshuan gjërat rrugës, u ndërlikuan, ndoshta dhe nga formati i emisionit. Por nuk kam më komunikim, i kemi mbyllur gjërat brenda programit”, u shpreh Aristela.
Nga ana tjetër, Princi i pyetur për konkurrenten e preferuar të mamasë së tij, zbuloi se ajo ishte Aristela, por duke u munduar të mos ia përmend emrin!
Princi: Të them të drejtën mami kishte qejf atë gocën që dola unë në fund. E pëlqente e admironte për pjesën…
Ajo goca është?
Princi: Aristela.
Aq keq qenka marrëdhënia sa as emrin nuk i thua?
Princi: “Jo, jo (qesh) Mami e kishte qejf , se mami im është si këto mamat shqiptare që e kam çunin me shkollë e dua nusen me shkollë”.
– Juriste, sytë me ngjyrë…
Princi: “Po ishim të dy se dhe kjo pjesë u komentua shumë dhe Sindin e pëlqente shumë”./Gazeta Sinjali/